Filippos Siakas në “Real People”: Miku grek që i dha jetë mijëra shqiptarëve

12 Korrik 2025 | 18:24

Filippos Siakas, Shefi i Kirurgjisë në Spitalin “Haxhi Kosta” në Janinë, është një figurë ka patur një lidhje shumë të fortë me shqiptarët, shpesh kanë trokitur në derën e tij për të kërkuar ndihmë shëndetësore. Ai ka krijuar një lidhje të fortë dhe të veçantë me ta, duke u bërë jo vetëm një mjek por edhe mik i vërtetë.

Ai tregon se janë me mijëra ato raste që ai ka pasur mundësinë të trajtojë, shumë prej të cilëve kanë ardhur nga Shqipëria.

Siakas tregon për spitalin “Haxhi Kosta”, i cili ka një histori të pasur, pasi është ndërtuar 150 vjet më parë nga Haxhi Kosta, që e la pasuri e tij për të ngritur këtë institucion shëndetësor. Ai shpjegon se, gjatë viteve, spitali ka pritur një numër të madh pacientësh nga Shqipëria, sidomos pas hapjes së kufijve në vitet ’90.

“Me shqiptarët kemi marrëdhënie të afërta. Kur takoj njerëz nga Shqipëria është gjithmonë kënaqësi.

Gjatë javës operoj çdo ditë dhe jam shumë i zënë. Kam lindur në Janinë dhe kam studiuar në Beograd, Serbi. Kam bërë dy vitë pas-specializim në Angli. Jam 65 vjeç dhe punoj në këtë spital prej 35 vitesh. Është një spital i vjetër, me shumë histori. Është ndërtuar para 150 viteve. U krijua nga Haxhi Kosta i cili la të gjitha pronat e tij për të ndërtuar këtë spital.

Kemi shumë pacientë jo vetëm nga zona e Janinës, por edhe shqiptarë, kryesisht në vitet ’90 kishim një fluks shumë të madh nga Shqipëria. Vinë sigurisht edhe disa nga territore të tjera të Greqisë. Kur u hapën kufinjtë, vinin shumë pacientë çdo ditë”, tha mjeku.

Në lidhje me zgjedhjen e tij për kirurgjinë, Siakas është shumë i qartë: “Mendoj se është shumë e vështirë të jesh mjek, sidomos kirurg, sepse përgjegjësia është shumë e madhe. Çdo ditë kemi raste të vështira.”

Ai e ka pasion kirurgjinë e përgjithshme dhe gjithashtu përmend se trajnon specialistë, duke siguruar që ata të kenë përgatitjen e duhur për të përballuar sfidat e mjekësisë.

“Në klinikë japim specializim në Kirugjinë e Përgjithshme. Gjashtë vjet trajnim për specialistët. Punoj me më shumë se tetë kirurgë të përgjithshëm. Filloj të operoj që në orën 8:00 dhe vazhdoj deri në 4 apo 5. Kam miq nga Europa, me mijëra njerëz. Mendoj se kam operuar deri tani rreth 30 mijë raste, ndoshta më shumë, dhe mbi një mijë vetëm nga Shqipëria. Kemi çdo ditë nga një rast shqiptari. Së bashku jemi fqinj të shkëlqyer. Unë e dua shumë Shqipërinë. Për mua s’ka asnjë ndryshim me grekët as në kulturë as në sjellje. Ndjej se e kam detyrë të ofroj zgjidhjen më të mirë për gjithësecilin dhe të ndihen mirë pa asnjë dallim.

Me shqiptarët ka pasur raste shumë të rënda. Një e kujtoj qartë, rast me plumb. Plagët i kishte në kurriz, bark dhe kraharor. Operacion i cili zgjati për 8 orë rresht”, tha mjeku kirurg.

Filippos Siakas, i cili sot është 65 vjeç, thotë se nëse do t’i kthehej mbrapsht kohës, ai do të zgjidhte sërish të bëhej kirurg.

“Nëse do kthehesha në moshën 20-vjeçare do zgjidhja të njëjtën gjë, kirugjinë e përgjithshme sepse është e vështirë dhe ka shumë sfida që më pëlqejnë”, tha Filippos Siakas.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026