‘Fillimi i fundit për Johnson’, ministrat e dorëhequr kritika qeverisjes së tij

6 Korrik 2022 | 08:24

Kryeministrit britanik Boris Johnson i duhet të mbijetojë politikisht pasi dy nga ministrat më të rënndësishëm kritikuan qeverisjen e tij dhe dhanë dorëheqjen.

Shefi i thesarit, Rishi Sunak dhe ministri i shëndetësisë, Sajid Javid dorëzuan dorëheqjet e tyre brenda 10 minutash, pasuar edhe nga një seri largimesh në nivel këshilltarësh.

“Publiku me të drejtë pret që qeveria të drejtohet siç duhet, me kompetencë dhe seriozitet. E kuptoj se kjo mund të jetë puna ime e fundit ministrore, por besoj se ia vlen të luftosh për këto standarde dhe kjo është arsyeja pse unë po jap dorëheqjen” shkroi Sunak në reagimin e tij në Twitter.

Dorëheqjet e ministrave vijnë pas një sërë skandalesh që përfshinë kabinetin qeveritar duke nisur me festat gjatë izolimit të pandemisë.

Muajin e kaluar kreu i Downing Street i mbijetoi  edhe  një votë mosbesimi të shkaktuar nga ndryshimet brenda partisë. Shumë anëtarë konservatorë kanë humbur besimin tek Kryeministri.

Ish-ministri  i arsimit, Nadhim Zahaëi,  do të zevendësojë tanimë  pozicionin e  Sunak si Shef i Thesarit  ndërsa shefi i kabinetit do të marrë detyrën e sekretarit të shëndetësisë. Por  këto episode  po cilësohen  nga kritikët si fillimi i fundit për  Boris Johnson.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026