Fillojnë procedurat për plotësimin e 3 vendeve vakante në SPAK
29 Shtator 2023 |
14:17
Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se tashmë kanë nisur procedurat për plotësimin e 3 vendeve vakante.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën thirrje që të kandidojnë të gjithë prokurorët që në momentin e kandidimit plotësojnë kushtet e mëposhtme:
- Kanë ushtruar funksionin si prokuror për jo më pak se 10 vjet;
- Nuk kanë masa disiplinore në fuqi;
- Japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake;
- Sigurojnë pëlqimin e anëtarëve të afërt të familjes për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve vetjake.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dokumentacionin e mëposhtëm:
- Një letër motivimi (jo më shumë se 3 faqe A4) ku tregojnë arritjet e tyre më të spikatura në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe arsyet e kandidimit;
- Një CV të përditësuar;
- Formularët e parashikuar në shtojcat B1 dhe B3 të ligjit 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” të plotësuar rregullisht;
- Çdo dokumentacion tjetër që kandidati vlerëson të nevojshëm për këtë kandidim.
- Kopje të Vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit apo Kolegjit të Apelimit nëse kandidati për prokuror në Prokurorinë e Posaçme ka kaluar me sukses procesin e rivlerësimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar