Filmi “Dilema e Ismailit”, Rama: Dëshmi e forcës së besës shqiptare dhe humanizmit në kohët më të errëta
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Instagram” ka ndarë një video nga filimi “Dilema e Ismailit”. Rama shkruan se së shpejti filmi do të transmetohet për publikun shqiptar teksa thekson se ky film dëshmon forcën e besës shqiptare.
Filmi është i bazuar në një ngjarje të vërtetë te regjistruar në fshatin Shëngjergj ku një familje refuzon që t’iu dorëzojë gjermanëve dy hebrenjtë të cilët i kishin strehuar. Për të mos thyer besën e tyre, burri i familjes ekzekutohet nga gjermanët së bashku me priftin e fshatit.
“Filmi “Dilema e Ismailit”. Filmi do të transmetohet për herë të parë shumë shpejt për publikun shqiptar. Një histori e bazuar në ngjarje të vërteta, të ndodhura në fshatin Shëngjergj, Tiranë, që dëshmon forcën e Besës shqiptare dhe humanizmin në kohët më të errëta.
Roli i Shkurtes, i interpretuar nga aktorja Delinda Disha, sjell një nga sakrificat më të rënda njerëzore: për të mos çnderuar familjen dhe për të mos thyer Besën, ajo sakrifikon burrin e saj, i cili merret nga gjermanët për t’u ekzekutuar bashkë me priftin e fshatit.
Një familje myslimane që u ka dhënë Besën dy miqve hebrenj, duke refuzuar t’i dorëzojë tek gjermanët, pavarësisht pasojave tragjike.
Roli i Ismailit interpretohet nga aktori i mirënjohur ndërkombëtar Arben Bajraktaraj. Skenari dhe regjia: Dhimitër Ismailaj & Valona Ismailaj”, shkruan Rama.
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje