Filmi shqiptaro-rus, “Gjirokastra” sjell pasojat e prishjes së raportit mes dy vendeve
Brenda mureve të gurta të një kështjelle të shekullit të 13-të, aktorë shqiptarë dhe rusë po përpiqen të kujtojnë një kapitull pak të njohur, por të turbullt të historisë. Bashkëpunimi i parë i përbashkët midis Shqipërisë dhe Rusisë në afro 70 vjet dhe filmi i parë me metrazh të gjatë që tregon fatin tragjik të çifteve të përzier të persekutuar nga regjimi komunist.
“Është një film i viteve ‘60. Sigurisht, një film historik. Dy vende shumë të bashkuara në atë kohë, në vitet 1960, por më pas marrëdhëniet e tyre u prishën. Dhe mendoj se ishte e dhimbshme për të dy palët”, thotë Nina Kovaleva, producente ruse.
Shkruar nga Ismail Kadare, kjo dramë historike e titulluar “Gjirokastra”, i njohur si “Qyteti i Gurtë”, ku zhvillohet historia, flet për djem të rinj shqiptarë që shkuan për të studiuar jashtë dhe u kthyen në shtëpi me një grua të huaj nga Rusia ose një vend tjetër komunist.
Problemet nisën kur lidhjet mes Shqipërisë e Moskës u prishën në 1961, një shkëputje diplomatike brenda natës që i ktheu këta të rinj shqiptarë në tradhtarë.
Nuk ka të dhëna të sakta se sa çifte u bashkuan me dhjetëra mijëra kundërshtarë të burgosur gjatë 40 viteve të komunizmit në Shqipëri
Regjisori rus Yuri Arabov e përshkruan filmin si një “haraç për të gjithë viktimat e pafajshme të regjimeve totalitare”.
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij