Financimet ruse, Paloka: Çështja të hetohet, kërkojmë të sqarohet pozicioni i PD-së

29 Shtator 2022 | 13:14

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka, është shprehur se duhet të nisë një hetim për financimet ruse, pasi sipas tij është një akuzë që rëndon mbi forcën e tyre politike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Paloka theksoi se kanë kërkuar zhvillimin e një auditi në mënyrë që kjo çështje të sqarohet deri në fund.

“Kjo histori ka filluar që në vitin 2017. PD nuk ka asnjë lidhje me paratë ruse është bërë një lobim dhe janë paguar 25 mijë dollarë nga PD por e gjithë çështja mbyllej këtu. Në atë kohë të gjithë do të besonim Bashën.

Sot kemi në një tjetër situatë. Nuk është më Balla, që ngre akuzën, por është një akuzë që ngrihet nga zyrtarë të DASH. Akuza është e rëndë. Edhe pse është një çështje personale e Bashës nuk goditet vetëm ai. Kemi fjalën e Bashës përballë këtyre akuzave. Është një akuzë serioze dhe ne do të kërkojmë hetim të kësaj çështje  dhe në këto kushte jemi. Kemi kërkuar që të sqarohet deri në fund kjo çështje. Kërkojmë të sqarohet pozicioni i PD-së.  Kemi kërkuar zhvillimin e auditit për të sqaruar këtë situatë financiare brenda PD-së”- nënvizoi Paloka.

I pyetur se përse nuk e pyesin Lulzim Bashën, në lidhje me financimet ruse dhe akuzat e DASH, Paloka theksoi: Unë e kam pyetur Bashën në momentin që këto akuza dhe më dha të njëjtën përgjigje që ka dhënë publikisht. Tha se janë 25 mijë dollarë. Pra ato që deklaroi publikisht, deklaroi dhe në ato kohë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026