Finlanda: Avionët ushtarakë rusë shkelën hapësirën tonë ajrore 

18 Gusht 2022 | 16:58

Ministria e Mbrojtjes finlandeze njoftoi se dy avionë ushtarakë rusë MiG-31 shkelën hapësirën ajrore të Finlandës sot, pranë qytetit Porvoo në Gjirin e Finlandës.

Shefi i komunikimit i ministrisë finlandeze, Christian Vakuri, i tha Reuters se shkelja ka ndodhur rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm dhe avionët ishin nisur drejt perëndimit, duke shtuar se avionët rusë ishin në hapësirën ajrore finlandeze për dy minuta.

“Ata hynë në hapësirën finlandeze një kilometër,” tha Vakuri, pa specifikuar nëse avionët u shoqëruan jashtë hapësirës ajrore finlandeze.

Finlanda ka nisur tashmë një hetim për shkeljen e hapësirës ajrore.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi sot se ka zhvendosur tre avionë MiG-31 të pajisur me raketa hipersonike në enklavën e Kaliningradit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

Një zjarr i madh po vijon të jetë aktiv në jugperëndim të Denverit dhe detyroi evakuimin e mijëra banorëve. Vatra e zjarrit shkatërroi më shumë...
13:52 | 04/07/2026

Mamdani kundërshton vizionin e Trump për Amerikën në fjalimin e 250-vjetorit të SHBA-së

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, të premten kundërshtoi vizionin e Presidentit Donald Trump për vendin në fjalimin e tij me rastin e 250-vjetorit të...
13:41 | 04/07/2026

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

Në një fjalim të mbajtur në Malin Rushmore, presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi se Irani po “vdes për t’u qetësuar”, duke shtuar: “Ne u...
13:37 | 04/07/2026