Finlanda dhe Suedia pritet të aplikojnë për anëtarësim në NATO në muajin maj
Finlanda dhe Suedia do të shprehin dëshirën e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në muajin maj. Kështu kanë bërë me dije njoftuan mediat lokale, Iltalehti në Finlandë dhe Expressen në Suedi.
Pushtimi rus i Ukrainës, të cilin ajo e quan një “operacion special”, ka detyruar Suedinë dhe Finlandën të shqyrtojnë nëse të qëndruarit vend neutral, mund të garantojë sigurinë kombëtare të tyre.
Sipas gazetës finlandeze Iltalehti, liderët e Finlandës dhe Suedisë planifikojnë të takohen më 16 maj dhe më pas do të shpallin publikisht planet e tyre për të aplikuar për anëtarësim në aleancë, shkruan Reuters.
Ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto nuk pranoi të komentonte rreth kësaj çështjeje, por përsëriti pikëpamjen e tij të kahershme se ai do të preferonte që Finlanda dhe Suedia të bënin zgjedhje të ngjashme.
E përditshmja suedeze Aftonbladet tha se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar i kishin premtuar Suedisë rritje të pranisë ushtarake, stërvitje më të intensifikuara dhe mbështetje të fortë politike gjatë procesit të mundshëm të aplikimit në NATO.
Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn
Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 11:51 Digjen 5 mjete të tonazhit të rëndë në një gurore në Kurbin, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
- 11:18 Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
- 11:14 SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn
- 11:03 Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike
- 10:15 Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë