Finlanda, shteti i parë që do të vaksinojë njerëzit kundër gripit të shpendëve

26 Qershor 2024 | 21:49

Finlanda planifikon që të ofrojë vaksinimin e njerëzve kundër gripit të shpezëve nga java e ardhshme. Fillimisht, kjo vaksinë do t’iu ofrohet disa punëtorëve që punojnë me kafshët, thanë autoritetet shëndetësore.

Shteti nordik ka blerë vaksina për 10.000 persona. Ato jepen përmes dy dozave dhe vaksinat janë blerë në kuadër të blerjes së përbashkët të Bashkimit Evropian për 40 milionë doza për 15 shtete, nga prodhuesi CSL Seqirus.

Komisioni Evropian tha se Finlanda do të jetë shteti i parë që do të ofrojë vaksina të tilla për njerëzit.

“Vaksinat do t’iu ofrohen personave mbi 18 vjeç që janë në rrezik më të madh që të preken nga gripi i shpezëve për shkak të punës së tyre dhe rrethanave të tjera”, tha Instituti finlandez për Shëndet dhe Mirëqenie shkruan REL.

Viteve të fundit, gripi i shpezëve apo varinati H5N1, ka vrarë apo shkaktuar vdekjen e qindra miliona shpezëve në mbarë botën në vitet e fundit dhe po ashtu gjithnjë e më shumë po përhapet te gjitarët, përfshirë te lopët në Shtetet e Bashkuara, por në disa raste po prek edhe njerëzit.

Autoritetet thanë se Finlanda nuk ka regjistruar asnjë rast me këtë grip te njerëzit. Megjithatë, shteti dëshiron të nisë vaksinimin për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjes në ferma.

Vitin e kaluar, për shkak të përhapjes së gripit të shpezëve në ferma, Finlanda asgjësoi 485.000 kafshë, në mënyrë që virusi të mos përhapej te njerëzit.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Çështja e kthimit në punë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Kosovë po shqyrtohet në kuadër të procesit më të gjerë të normalizimit të marrëdhënieve...
12:50 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026