Lloji i ri i gripit të shpendëve, mjekët ngrenë alarmin

7 Qershor 2024 | 07:36

Një burrë në Meksikë kishte vdekur nga një lloj krejtësisht i ri i gripit të shpendëve. Mjekët në mbarë botën janë të alarmuar, pasi deri më tani nuk dihet asgjë për  këtë virus.

Gripi i shpendëve është një formë infektive e virusit që përhapet te shpendët dhe në raste të rralla mund të prekë edhe njerëzit.

Një zëdhënës i OBSH-së tha: “Ky është rasti i parë i infeksionit të konfirmuar laboratorikisht me një virus influenca A(H5N2) tek njerëzit. Rasti kishte disa gjendje të tjera shëndetësore dhe hetimi nga autoritetet shëndetësore në Meksikë është duke vazhduar për të përcaktuar burimin e mundshëm të ekspozimit ndaj virusit.”

Ky zhvillim është një alarm për autoritetet shëndetësore, duke nënvizuar rëndësinë e monitorimit të ngushtë të rasteve të reja të gripit të shpendëve dhe përpjekjeve për të parandaluar përhapjen e tij tek njerëzit.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë

Dhjetë persona u plagosën gjatë vrapimit të tetë dhe të fundit me dema në festivalin tradicional në Pamplona të Spanjës, duke e çuar në 57...
19:14 | 14/07/2026

“Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin

Gjermania duhet të vazhdojë të blejë armë si dhe avionë luftarakë nga SHBA-ja për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Vladimir Putin, edhe pse Evropa po ndërton...
19:01 | 14/07/2026

Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth

Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik më të lartë për depresion, ankth dhe ndryshime në tru, sipas një studimi të ri të prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të...
18:38 | 14/07/2026