Studimet faktojnë dëmet në shëndet nga pijet energjike, 30% e fëmijëve i konsumojnë

5 Qershor 2024 | 16:28

Konsumi i pijeve energjike është një trend botëror. Edhe pse ato janë shfaqur për herë të parë në vitin 1949 në Shtete e Bashkuara të Amerikës, në Europë ato u lançuan në 1987, ndërsa popullaritetin e morën pas daljes së Redbull në vitin 1997.

Që nga ajo kohë tregu i pijeve energjike është rritur ndjeshëm.

Nisur nga konsumi i shtuar në dy dekadat e fundit, ekspertët kanë vërejtur efektet negative nëse ato konsumohen nga fëmijët, por edhe te rriturit në sasi të mëdha.

Është vlerësuar se më shumë se 30% e fëmijëve të moshës 12 deri në 17 vjeç konsumojnë pije energjike rregullisht, meshkujt më shpesh se femrat.

Studimet tregojnë se dëmet shëndetësore janë të mëdha, duke nisur nga rritja e rrahjeve të zemrës dhe presionit arterial pas konsumimit të pijeve energjike.

Ekspertët thonë se konsumimi i pijeve energjike është lidhur me infarktin e miokardit tek djemtë e shëndetshëm midis moshës 17 dhe 19 vjeç.

Po ashtu, është parë se konsumi i pijeve energjike shton ankthin, pagjumësinë, shqetësimet gastrointestinal dhe dridhjet e muskujve.

Një studim i realizuar vetëm tek adoleshentët ka treguar lidhje të fortë midis marrjes së kafeinës dhe sjelljes së dhunshme, si dhe çrregullimeve të sjelljes.

Disa raporte referojnë se pija energjike mund të çojë në kriza epileptike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026