Pije kontrabandë nga Kosova, pranga 54-vjeçarit dhe doganierit në Qafë Morinë
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë kanë arrestuar një 54-vjeçar për kontrabandë mallrash.
Në pranga janë vënë shtetasit A. K., 54 vjeç, banues në Bajram Curri në automjetin e të cilit janë gjetur 103 kuti me pije alkoolike dhe energjike.
Gjithashtu, u vu në pranga shtetasi D. S., 46 vjeç, banues në Zogaj, Tropojë, me detyrë doganier pranë PKK Qafë Morinë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. K., i cili transportonte mallrat nga Kosova drejt Shqipërisë.
“Gjatë operacionit, në hyrje të PKK Qafë Morinë, si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e DVP Kukës, në automjetin me drejtues shtetasin A. K., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 103 kuti me pije alkoolike dhe energjike (mallra për të cilat paguhet akcizë), të kontrabanduara në Shqipëri. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 54 vjeç, banues në Bajram Curri. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 46 vjeç, banues në Zogaj, Tropojë, me detyrë doganier pranë PKK Qafë Morinë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. K., i cili transportonte mallrat nga Kosova drejt Shqipërisë”, bëri me dije policia.
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar