Gripi i shpendëve alarmon shkencëtarët, rrezik i mundshëm për pandemi
Pasi Meksika u përball me një lloj të ri të gripit të shpendëve, shkencëtarët kanë nisur studimet si dhe kë prek më shumë ky virus.
Gripi i shpendëve ka vrarë miliona zogj të egër dhe të zbutur, fokë, luanët e detit, fermat e kunadheve, macet dhe qentë, por shumë rrallë prek njerëzit.
Çështja që po shqetëson më shumë shkencëtarët është nëse kjo situatë do të ndryshojë, Dr. Tom Frieden, një ish-drejtor i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, thekson se duhet të përgatitemi për një skenar të keq.
Disa shkencëtarë besojnë se viruset e gripit që vijnë nga zogjtë kanë shkaktuar dhe më parë pandemitë, por është e pasigurt nëse ky grip do të bëhet një kërcënim global i ngjashëm.
Aktualisht, ka pasur vetëm katër infeksione të raportuara te njerëzit në SHBA, ndërsa globalisht janë raportuar 15 infeksione me një vdekje.
Te njerëzit, një simptomë e zakonshme e infeksionit nga ky grip është skuqja e syve. Studime kanë treguar se ferretët e infektuar në sy kanë vdekur, duke demonstruar se virusi mund të jetë po aq vdekjeprurës kur hyn përmes syve sa edhe përmes rrugëve të frymëmarrjes.]
Disa ekspertë sugjerojnë se njerëzit mund të kenë një nivel imuniteti për shkak të ekspozimit të mëparshëm ndaj formave të tjera të gripit ose vaksinave, por studimet tregojnë se ka pak ose aspak imunitet ndaj këtij virusi.
Gripi i shpendëve ka prekur rëndë disa kafshë. Tek macet, virusi është gjetur duke sulmuar trurin dhe sistemin nervor, duke shkaktuar vdekje të rënda. Një situatë e ngjashme është raportuar edhe tek dhelprat që kanë ngrënë zogj të infektuar. Shkencëtarët nuk janë ende të sigurt për arsyet e saktë të këtyre ndryshimeve në fatalitet mes specieve.
LEXO GJITHASTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë