Fitoi miliarda dollarë nga kontrabanda, arrestohet në Greqi mafiozi i shumëkërkuar

30 Mars 2024 | 17:12

Autoritetet greke kanë arrestuar një anëtar të lartë të një bande ndërkombëtare që kontrabandën produkte karburanti nga Amerika Latine dhe i shet ato ilegalisht në mbarë botën, me një fitim prje më shumë se 21 miliardë dollarësh, tha policia më 30 mars.

Anëtari i bandës, me kombësi italiane, që INTERPOL kishte lëshuar një urdhërarrestim, u gjet në periferi të Athinës të premten, tha një zyrtar policor për Reuters. Zyrtari foli në kushte anonimiteti.

Sipas fletarrestimit, i arrestuari do të ekstradohet në Venezuelë, ku do të përballet me akuza të ndryshme, përfshirë transport të paligjshëm të burimeve me rëndësi strategjike.

Banda vodhi produktet e karburanteve, që ishin ngarkuar në cisterna të naftës, nga portet në Amerikën Latine.

Kjo bandë kriminale përfitoi më shumë se 21 miliardë dollarë nga kontrabanda, duke dëmtuar edhe kompanitë transportuese, por edhe shtetet, tha policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026