Fitoi Nobelin për Paqen, Machado nuk do të marrë pjesë në ndarjen e çmimit
Organizatorët e çmimit Nobel kanë deklaruar se udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për Paqen. Organizatorët kanë theksuar se çmimin do ta pranojë vajza e saj.
Machado është parë vetëm një herë në publik që kur u fsheh në gusht të vitit të kaluar, mes një përballjeje të tensionuar me presidentin venezuelian, Nicolas Maduro. Prokurori i përgjithshëm i Venezuelës ka thënë se Machado do të konsiderohej e arratisur nëse do të largohej nga vendi për të pranuar çmimin.
Nuk ishte e qartë nëse Machado ishte apo jo në Norvegji për eventin por zëdhënësi i Institutit Nobel, Erik Aasheim konfirmoi se ajo nuk do të ishte atje.
“Do të jetë vajza e saj, Ana Corina Machado, ajo që do ta marrë çmimin në emër të nënës së saj”, tha drejtori i Institutit Nobel, Kristian Berg Harpviken.
Machado e ka akuzuar Maduron për vjedhjen e zgjedhjeve të korrikut 2024 në Venezuelë, nga të cilat ajo u përjashtua. Pretendimi i saj mbështetet nga shumica e bashkësisë ndërkombëtare.
Machado u vlerësua me çmimin Nobel për Paqen më 10 tetor për përpjekjet e saj për të sjellë demokraci në Venezuelë, duke sfiduar sundimin e hekurt të Maduros që nga viti 2013.
LEXONI GJITHASHTU:
BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
Të dërguarit e BE-së bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve kundër Rusisë
Lavrov-Rubios: E papranueshme që SHBA-të të vazhdojnë shitjen e armëve në Kiev
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat