Fitorja bindëse e VV-së, Bytyçi: Epoka e Albin Kurtit ka filluar si një epokë kundër krimit
Lektori i shkencave politike në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Enver Bytyçi tha se rezultati arritur nga Vetëvendosja në zgjedhjet e 14 shkurtit ishte i pritshëm.
Ai u shpreh në Euronews Albania se ky hap është fillimi i një epoke të re për shtetin e Kosovës. Sipas tij, Kosova ka kalur tri epoka politike, atë të ish-presidentëve Rugova e Thaçi, dhe tashmë shtoi z. Bytyçi ka nisur ajo që ai e cilëson si “Epoka Kurti”.
“Rezultati ka qenë i pritshëm, ka qenë i parashikuar. Unë kam besuar se ky ndryshim do të ndodhte. Ky është fillimi i ri i një epoke tjetër. Kosova ka kaluar tri epoka; epoka Rugova, epoka Thaçi dhe tani ka filluar epoka Kurti”, tha ai.
Profesori i njohur shpjegoi thelbin e këtyre epokave, duke shtuar se nën drejtimin e Albin Kurtit, Kosovës dhe qytetarëve të saj do t’u kthehet shpresa.
“Epoka Rugova ishte epoka e prijësit, çka shqiptarët e kanë për qejf ta artikulojnë dhe ta duan, e Thaçit nisi si epokë luftë dhe idealesh për lirinë e Kosovës, por përfundoi si epokë kusarësh dhe kaçakësh, në kuptimin e përvetësimit të pasurive të qytetarëve, ndërsa epoka e Albin Kurtit ka filluar si një epokë kundër krimit dhe korrupsionit, si epokë që kthen shpresën për qytetarët e Kosovës”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:37 OKB vlerëson: Rreth 7 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë
- 17:29 I moshuari dhunon gruan në Pogradec, vihet në pranga. 73-vjeçarja në gjendje të rëndë niset drejt spitalit të Traumës
- 17:19 Izraeli sulmon me dron Libanin jugor, vetëm një ditë pas marrëveshjes për tërheqjen e disa trupave nga rajoni
- 17:17 Von der Leyen mirëpret marrëveshjen Izrael-Liban
- 17:13 Goditje e rëndë për Rusinë, Ukraina shënjestron uzinën e raketave balistike! Momente nga sulmi (VIDEO)
- 17:07 Ende shpresë për të mbijetuarit, foshnja nxirret shëndosh e mirë nga rrënojat pas tërmetit në Venezuelë