Fituesi i Nobelit për Ekonominë: BE kapitulloi përpara të “fortit” të lagjes
“Marrëveshjet e arritura me Trump nuk vlejnë as sa letra mbi të cilën janë firmosur”. Me këto fjalë ekonomisti dhe fituesi i çmimit Nobel, Joseph Stiglitz ka kritikuar akordin tregtar të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së.
“Trump nënshkroi një akord me Kanadanë dhe Meksikën gjatë mandatit të parë dhe në ditën e parë të mandatit të dytë e hodhi poshtë”, ka thënë Stiglitz, duke krahasuar marrëveshjet.
Duke folur në Forumin mbi Konkurrencën që po mbahet në Itali, Stiglitz ka theksuar se marrëveshja ishte një marrëveshje momenti.
“Ndaj, edhe në rastin e Evropës, mendoj se marrëveshja do të konsiderohet një armëpushim i përkohshëm, që do të shkelet atëherë kur do t’i hyjë në punë presidentit amerikan”, ka thënë Stiglitz.
Sipas fituesit të çmimit Nobel, shefi aktual i Shtëpisë së Bardhë nuk beson tek shteti i së drejtës, por tek ligji i xhunglës, në bazë të të cilit fiton më i forti.
“Trump beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shteti më i fortë. Por, nëse shihen të dhënat, Amerika përfaqëson më pak se 20 për qind të GDP-së globale dhe më pak se 20 për qind të ekonomisë globale”, ka thënë nobelisti.
Sipas tij, ajo që nevojitet është një negociatë tregtare e drejtë, nga e cila do të dilte fituese Evropa, për një sërë motivesh.
“Evropa ka më shumë njerëz, ka një treg më të gjerë dhe më shumë shkëmbime tregtare. Por nuk është ky akordi që u arrit. Ai ishte i dëmshëm për BE-në, për të cilin mund të thuhet se kapitulloi përpara të fortit të lagjes”, ka shtuar Stiglitz.
LEXONI GJITHASHTU:
Një ditë pasi u kthye nga Ukraina, vdes papritur aleati i Trump, senatori Lindsey Graham
Zjarr fatal në një lokal nate në Bangkok, 27 të vdekur dhe mbi 60 të lënduar
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 07:30 Një ditë pasi u kthye nga Ukraina, vdes papritur aleati i Trump, senatori Lindsey Graham
- 07:15 Zjarr fatal në një lokal nate në Bangkok, 27 të vdekur dhe mbi 60 të lënduar
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”