English

Fituesit e Eurovision shesin trofeun, paratë për ushtrinë ukrainase

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kalush Orkestra, grupi muzikor që në emër të Ukrainës fitoi kompeticionin Eurovision, do të nxjerrë në ankand trofeun për t’ia dhuruar më pas fitimet ushtrisë vendase.

- Advertisement -

Anëtarët e bandës, e cila ndërthur folkun me hip-hopin, u larguan nga hoteli i tyre në Torino të dielën.

Atyre u ishte dhënë një leje speciale për të udhëtuar jashtë Ukrainës me qëllim pjesëmarrjen në Eurovision, ku konkurruan me këngën “Stefania”.

Grupi ukrainas ‘Kalush Orchestra’ fitoi çmimin e parë në konkursin e këngës në Eurovizion në orët e para të së dielës në një shfaqje të qartë të mbështetjes për kombin e shkatërruar nga lufta.

Grupi mori 631 pikë në një shfaqje simbolike të mbështetjes publike, pas pushtimit të vendit nga Rusia.

Kënga fituese, e titulluar Sefania, fillimisht është shkruar si homazh për nënën e këngëtarit, Oleh Psiuk, por më pas u ripërdor si thirrje për shpëtimin e nënës Ukrainë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×