Fituesja e Nobelit për Paqe: Populli do të fitojë ndaj regjimit iranian

10 Dhjetor 2023 | 22:40

Populli iranian do ta mposhtë një herë e mirë autoritarizmin e vendosur nga qeveria, e cila ka humbur ligjshmërinë dhe mbështetjen e popullit, tha nga burgu fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi, në një fjalim që u lexua nga fëmijët e saj të dielën.

Komiteti norvegjez i Nobelit e nderoi me këtë çmim zonjën Mohammadit në tetor, për luftën e saj “kundër shtypjes së grave në Iran” dhe për mbështetjen e të drejtave të njeriut për të gjithë.

Binjakët e saj 17 vjeçarë, Kiana dhe Ali Rahmani, pranuan çmimin, një medalje ari dhe një diplomë, në një ceremoni në Oslo të Norvegjisë, ku morën pjesë disa qindra të ftuar. Çmimi përfshin edhe një çek prej rreth 1 milion dollarësh.

Në fjalimin e saj, të cilin e dërgoi nga burgu famëkeq Evin në Iran, zonja Mohammadi tha se rezistenca e vazhdueshme dhe mospërdorimi i dhunës janë strategjitë më të mira për të sjellë ndryshim.

“Populli iranian, me këmbëngulje, do ta mposhtë autoritarizmin dhe shtypjen. Mos kini dyshime, kjo është e sigurt”, shkroi ajo në fjalimin e saj në gjuhën frënge.

Narges Mohammad po vuan dënime të shumta nën akuzat që përfshijnë përhapjen e propagandës kundër Republikës Islamike. Ajo u arrestua në nëntor 2021.

“Po e shkruaj këtë mesazh brenda mureve të larta dhe të ftohta të burgut”, tha zonja Mohammadi, duke shtuar se ajo dhe shumë aktivistë të tjerë në Iran po luftojnë për “të mbetur gjallë”.

Ajo e fitoi këtë çmim rreth një vit pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgimin e policisë së moralit të Iranit, e cila u arrestua nën akuzën se nuk kishte veshur si duhej hixhabin.

Vdekja e 22 vjeçares nxiti protesta në të gjithë vendin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin

Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua ndjeshëm midis fillimit të prillit dhe fundit të qershorit, ndërsa kërkesa e dobët e brendshme dhe ndikimi i luftës...
11:53 | 15/07/2026

Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit

Çmimet e naftës u rritën të mërkurën pasi SHBA-të nisën natën e katërt radhazi me sulme ndaj Iranit dhe rivendosën bllokadën ndaj anijeve që shkojnë...
11:43 | 15/07/2026

Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar

Irani ekzekutoi këtë të mërkurë një burrë të dënuar për vënien e zjarrit në një ndërtesë qeveritare gjatë protestave të janarit 2026. Mohammad Amini Dehaghani...
11:39 | 15/07/2026