Fjala e parë e Fico pas atentatit: Nuk ndiej urrejtje ndaj sulmuesit, e fal

5 Qershor 2024 | 19:43

Kryeministri sllovak Robert Fico njoftoi sot në një video-mesazh se ai mund të kthehet në punë në fund të këtij muaji ose në korrik pas atentatit ndaj tij në 15 maj.

Fico publikoi një fjalim në internet, i cili është shfaqja e tij e parë që kur u plagos rëndë në një atentat tre javë më parë, raporton Euroneës.

Fico tha se ai duhet të kthehet në punë diku midis qershorit dhe korrikut dhe se ai nuk ndjen “asnjë urrejtje” ndaj sulmuesit të tij.

“Unë e fal”, tha kryeministri sllovak.

Fico tha se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim aktiv ligjor ndaj Cintula, të cilin e cilësoi si “lajmëtar të së keqes dhe urrejtjes politike”, as nuk do të kërkojë dëmshpërblim, transmeton Pravda.

“Më 15 maj, një aktivist i opozitës sllovake tentoi të më vriste për shkak të pikëpamjeve të mia politike”, tha ai dhe theksoi se nuk kishte arsye të besonte se ishte një sulm i një të çmenduri të vetëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE

 Shqipëria dhe Mali i Zi do t’i mbyllin kapitujt e radhës në bisedimet e tyre me Bashkimin Evropian për anëtarësim në bllokun evropian, gjatë një...
19:39 | 10/07/2026

Shtetet baltike thërrasin të dërguarit rusë për pretendime të rreme për deportim

Lituania dhe Estonia kanë thënë se Kremlini ka përhapur pretendime të rreme në lidhje me dëbimet e rusishtfolësve nga shtetet baltike, në një përpjekje për...
19:34 | 10/07/2026

Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij

Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën gjatë festimeve pas fitores së Francës ndaj Marokut, bëjnë me dije shërbimet e emergjencës franceze. Ngjarja ndodhi në Aulnoye-Aymeries,...
19:11 | 10/07/2026