Zemërimi pushton Sllovakinë, çfarë paralajmëroi Fico para atentatit
Kreu i partisë opozitare sllovake Michal Simecka, i cili e përshkroi atentatin ndaj kryeministrit Robert Fico këtë javë si një sulm ndaj demokracisë, tha të premten se ai, gruaja dhe fëmija i tij kishin marrë kërcënime me vdekje.
Këshilltari Lubos Oswald, i cili ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes shprehet se ajo që ndodhi ishte një tragjedi, pasi do të ndikojë në thellimin e ndarjeve brenda popullsisë dhe politikës. Në orët pas të shtënave, politikanët në të gjithë vendin kanë kërkuar të lehtësojnë ankthin, ndërsa zëvendëskryeministri Robert Kalinak bëri thirrje për tolerancë. Por në jehonën e debateve të mëparshme, Kalinak, si krahu i djathtë i Fico-s, akuzoi partitë e opozitës dhe mediat për nxitjen e ashpërsisë duke inkurajuar protesta kundër politikës së qeverisë.”Frustrimi nga humbjet e pafundme, na ka çuar këtu ku jemi sot,” tha Kalinak të enjten.
Fico i cili ra pre e një sulmi me armë zjarri pak ditë më parë, ku dhe mbeti i plagosur kishte akuzuar prej kohësh organizatat e shoqërisë civile dhe gazetarët e pavarur se kanë pranuar ofertën e opozitës.
Në prill, ai paralajmëroi se gjuha e mbështetësve të opozitës ishte e rrezikshme.
“Ata janë vulgarë dhe shajnë politikanët e qeverisë në rrugë. Unë jam vetëm duke pritur derisa ky zhgënjim të shndërrohet në vrasjen e një politikani kryesor të qeverisë”-kishte thënë ai.
Për shumë sllovakë, ankthi ishte rritur që nga fushata e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, gjatë së cilës presidentja Zuzana Caputova akuzoi Fico, e cila e kishte quajtur atë një kukull të SHBA-së, për nxitje të urrejtjes kundër saj, duke thënë se ajo kishte marrë kërcënime me vdekje.
LEXONI GJITHASHTU:
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil