Betonierja del nga rruga në Elbasan, dërgohet në spital drejtuesi

Foto ilustruese
18 Maj 2024 | 17:23

Një betoniere është përfshirë në një aksident rrugor në fshatin Fush Bull të Elbasanit pasditen e kësaj të shtune.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, betonierja ka dalë nga rruga si pasojë e një defekti teknik duke u dëmtuar shoferi 60-vjeçar.

Shoferi është dërguar me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Në fshatin Fush-Bull, betonierja e një fime ndërtimi, që drejtohej nga shtetasi Th. Zh., rreth 60 vjeç, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi Th. Zh., i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të betonieres”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas

Edhe gjatë këtij sezoni turistik, Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, megjithëse më herët ishte përfolur se tarifa do të niste të aplikohej...
12:11 | 18/07/2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Mësohet se në pranga është vënë...
11:40 | 18/07/2026

Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq

nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq Ka nisur ndërhyrja për luftimin e rrënjëngrënësit të misrit i njohur si ‘Diabrotica...
11:18 | 18/07/2026