Pse Irani po kërcënon me prodhimin e armëve bërthamore?

18 Maj 2024 | 20:19

Posedimi i armëve bërthamore për një kohë të gjatë ka qenë temë tabu në Iran. Lideri suprem i Iranit i ka shpallur armët bërthamore “joislamike”.

Por, javët e fundit është rritur numri i zyrtarëve iranianë të cilët hapur kanë sugjeruar se Republika Islamike mund ta shndërrojë programin e saj bërthamor në program për armë.

Teherani për një kohë të gjatë ka pretenduar se programi i tij bërthamor ka qëllime civile.

Ndryshimi i retorikës përkon me rritjen e armiqësive mes Teheranit dhe Izraelit. Muajin e kaluar, Izraeli kreu sulm ndaj Iranit në përgjigje të sulmit të paprecedent me raketa dhe dronë që kreu Teherani ndaj armikut të tij të përbetuar.

Ekspertët thanë se kërcënimet në rritje të Iranit për të krijuar armë bërthamore janë shqetësuese, edhe pse theksuan se deklaratat e zyrtarëve ka të ngjarë se synojnë të pengojnë një sulm tjetër në tokën iraniane.

Eric Brewer, nënkryetar i Nismës për Kërcënime Bërthamore me seli në Uashington, tha se kërcënimet iraniane duket se janë “të kushtëzuara”.

Marrëveshja historike mes fuqive botërore dhe Iranit më 2015, kufizoi programin bërthamor të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Por, presidenti i atëhershëm Donald Trump, tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione ndaj Republikës Islamike më 2018. Kjo bëri që Teherani të përshpejtojë pasurimin e uraniumit dhe të kufizojë inspektimet ndërkombëtare në ndërtesat e tij bërthamore.

Farzan Sabet, hulumtues i lartë në Institutin Graduate në Gjenevë, tha se dështimi i përpjekjeve ndërkombëtare për të ringjallur marrëveshjen bërthamore mund të qëndrojë pas kërcënimeve të fundit të Teheranit për prodhimin e armëve bërthamore.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka dërguar një mesazh paralajmërues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, duke deklaruar se Teherani do...
22:16 | 22/07/2026

Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s

Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e kësaj të mërkure në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura....
22:01 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026