Fjalët e Arjan Tases në Gjykatë, 5 ngjarjet kryesore

5 Gusht 2022 | 14:54
  • Arjan Tase ngushëllon familjen e 7-vjeçares, i kërkon falje Policisë
Arjan Tase
Arjan Tase

Ish-efektivi Arjan Tase nuk e ka kundërshtuar vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Vlorës, që vendosi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg me akuzën e vrasjes me dashje indirekte.

Tase mësohet se u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të vajzës 7-vjeçare që humbi jetën pasi u përplas nga skafi i fuqishëm që drejtohej prej tij si dhe policisë së shtetit, ku deri 3 ditë më parë ishte pjesë.

Lexoni me shume: Arjan Tase ngushëllon familjen e 7-vjeçares, i kërkon falje Policisë

  • Vrasje me dashje indirekte, Gjykata lë në burg ish-efektivin Arjan Tase
Pamje nga Gjykata e Vlores

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për ish-efektivin Arjan Tase.

Prokuroria kërkoi arrest me burg për efektivin e policisë i cili në plazhin e Potamit me gomonen që ngiste vrau një vajzë 7-vjeçare. Akuza që është ngritur mbi Tasen është ajo e vrasjes me dashje indirekte.

Lexoni me shume: Vrasje me dashje indirekte, Gjykata lë në burg ish-efektivin Arjan Tase

  • Berisha: Janë zhdukur kamerat që regjistruan vrasjen në Himarë
Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi policinë për manipulim të provave në vendin e tragjedisë së ndodhur 3 ditë më parë në plazhin e Himarës ku një 7 vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase.

“Janë bërë përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimit, janë zhdukur kamerat që regjistruan skenën e krimit”, tha Berisha.

Lexoni me shume: Berisha: Janë zhdukur kamerat që regjistruan vrasjen në Himarë

Ministri Bledi Çuçi reagon pas akuzave të Berishës

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas akuzave të kreut të PD Sali Berisha që e lidhte emrin e tij me një kompani mjetesh lundruese.

Çuçi shprehet se shoqata e velierave sportive që ka krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone.

Lexoni me shume: Ministri Bledi Çuçi reagon pas akuzave të Berishës

  • Rriten çmimet e hoteleve në Jug, në Dhërmi e Himarë nga 70€-1500€ për vila

Çmimet e hoteleve në jug të Shqipërisë janë rritur mesatarisht me 30% krahasuar me një vit më parë.

Sezoni turistik i këtij viti ka nisur me çmime fjetje nga 40 euro më i liri deri në 600 euro për natë.

Koston më të lirë për të pushuar në pjesën e detit Jon e gjen në Vlorë.

Lexoni me shume: Rriten çmimet e hoteleve në Jug, në Dhërmi e Himarë nga 70€-1500€ për vila

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026