‘Rama fjalim dinjitoz’, Hyseni: Raporti i Marty dëmton Kosovën dhe Shqipërinë
Skënder Hyseni, ish-kryenegociator për dialogun Kosovë-Serbi e cilëson absolutisht dinjitoz fjalimin e mbajtur një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Euroipës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hyseni u shpreh se raporti i Dick Marty, nga ka buruar rezoluta e miratuar 11 vjet më parë nga KiE, dëmton Kosovën dhe Shqipërinë.
“E kam perceptuar si një fjalim absolutisht dinjitoz. Me një fuqi argumentimi të jashtëzakonshme dhe si të tillë e kam përshëndetur, madje e kam kualifikuar si trokitje në ndërgjegjen e Këshillit të Evropës. Përbërja aktuale e KiE mund të ketë ndryshuar me atë të vitit 2011, kur u aprovua raporti skandaloz dhe i turpshëm i Dick Marty, nga ka buruar dhe rezoluta që Kosovën dhe shtetin shqiptar i fajësonte për gjoja trafikim të organeve”, tha Hyseni.
Sipas tij, fjalimi i Ramës pikërisht tani dhe jo me herët lidhet me faktin se Gjykata Speciale, që u themelua nga Kosova me qëllimin që të pastronte veten nga kjo akuzë kaq e rëndë, nuk ka asnjë referencë lidhur gjetjet e këtij raporti.
“Për mua është absurde që një gjykatë që është themeluar që të hetojë raportin e Dick Marty, nuk u bën referencë gjetjeve të tij”, u shpreh Hyseni.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun