Fjalimi i Trump në OKB, përmend konfliktin Kosovë-Serbi
Në fjalimin e tij të mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kujtoi ndërmjetësimin e tij në disa konflikte ndërkombëtare, duke përfshirë edhe atë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Po ashtu, brenda një periudhe prej vetëm shtatë muajsh, unë i kam dhënë fund shtatë luftërave të pafundme. Ata thoshin se ishin të pafundme. Që kurrë nuk do të zgjidheshin. Disa kishin vazhduar për 31 vjet, dy prej tyre, 31. Mendoni pak, 31 vjet. Një tjetër kishte 36 vjet. Një tjetër 28 vjet. Unë i dhashë fund shtatë luftërave. Dhe në të gjitha rastet, ato ishin duke u zhvilluar me mijëra njerëz të vrarë,” tha ai.
Mes konflikteve që përmendi, ishin edhe ato në Kosovë dhe Serbi, si dhe lufta në Kamboxhian dhe Tajlandë, Kongon dhe Ruandë, Pakistanin dhe Indinë, Izraelin dhe Iranin, Egjiptin dhe Etiopinë, si dhe Armeninë dhe Azerbajxhanin.
“Asnjë President apo Kryeministër dhe asnjë vend tjetër nuk ka bërë ndonjëherë diçka që t’i afrohet kësaj. Dhe unë e bëra këtë në vetëm shtatë muaj. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Nuk ka pasur kurrë ndonjë gjë të tillë. Jam shumë i nderuar që e kam bërë,” theksoi Trump.
Fjalimi i tij ka tërhequr vëmendje të veçantë për përmendjen e konflikteve të pazgjidhura në rajonin e Ballkanit dhe për rolin që sipas tij ka luajtur në përpjekjet për paqe.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës? Ambasadori i Palestinës flet për Euronews
- Kosovë/ Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, humbin jetën dy persona
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit