Kosovë/ Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, humbin jetën dy persona
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në orët e para të së martës në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Zajm, njofton KosovaPress.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident ishin të përfshirë një kamion, një kombi dhe një veturë me targa vendore. Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Gjithashtu, dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po marrin trajtim mjekësor.
“Në datën 23 shtator 2025, rreth orës 05:00, Policia është informuar për aksidentin në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Zajm. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor, emergjenca dhe zjarrfikësit. Dy persona kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa dy të tjerë janë dërguar në spital për trajtim,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Hetimet për shkaqet e aksidentit janë ende në vazhdim.
LEXONI GJITHASHTU:
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë