Ndërtim 77% më shumë se leja në Lushnjë, çohen në gjyq ndërtuesi dhe dy zyrtarë

23 Shtator 2025 | 09:23

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim tre persona të akuzuar për ndërtim të paligjshëm, shpërdorim detyre dhe ekspertim të rremë, lidhur me një objekt në Bashkinë Lushnjë.

Sipas prokurorisë, ndërtimi ka tejkaluar lejen e ndërtimit me 77 përqind ndërsa personat e akuzuar janë ndërtuesi i objektit, kryeinspektori dhe eksperti.

Në njoftim thuhet se procedimi penal me numër 322, që nisi në vitin 2021, zbuloi shkelje të rënda të kushteve të lejes së ndërtimit për objektin në fjalë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njofton se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin N.Q., si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a pg.4 i Kodit Penal, shtetasin Gj.M, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe shtetasin E. S, për kryerjen e veprës penale “Ekspertimi i rremë” parashikuar nga neni 309 pg.1 i Kodit Penal.

“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.322 të vitit 2021, rezultoi se ndërtimi i realizuar nga investitori/subjekti ndërtues, në lagjen “Kongresi” Bashkia Lushnjë, u krye në shkelje të rëndë të kushteve të lejes së ndërtimit. Prokuroria dokumentoi se shtetasi N.Q, pasi ishte pajisur me leje ndërtimi nga Bashkia Lushnje, gjatë zbatimit të projektit, ka realizuar punime tej lejes së marë. Në total sipërfaqja e ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit rezultoi 276.6m², ose 77% e ndërtimit.

Gjithashtu, veprimet hetimore u fokusuan në drejtim të veprimeve dhe mosveprimeve të strukturave inspektuese vendore pranë Bashkisë Lushnje, Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit pranë kësaj bashkie. Nga ana e autoritet inspektues, IMT-së, Bashkia Lushnje, personave përgjegjës të ngarkuar me ushtrimin e detyrave funksionale që lidhen me kontrollin e territorit dhe monitorimin në vijimësi të zbatimit të lejeve ndërtimore, u konstatua se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës. Fakti penal i konstatuar ju atribua nga prokuroria shtetasit M.Gj., me detyrë Kryeinspektor pranë IMT-së Bashkia Lushnje, në kohën e kryerjes së veprës.

Po kështu edhe shtetasi E.S, me cilësinë e ekspertit me kryerjen e aktit të ekspertimit, ka paraqitur në të dhëna të rreme që lidhen me sipërfaqen reale të ndërtimit të realizuar. Nga hetimet rezultoi se sipërfaqja e ndërtuar nga i pandehuri ishte disa herë më e madhe se ajo e pasqyruar nga eksperti.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të gjithë shtetasve që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe të ndërtimeve si dhe punonjësve shtetërore ose në shërbim publik që kryejnë vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, zgjaten hetimet, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”

Prokuroria e Tiranës ka zgjatur me tre muaj afatet hetimore për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Vendimi është marrë pasi, sipas organit të akuzës, nevojiten...
12:51 | 16/07/2026

Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person

Një konflikt i nisur ka përfunduar me plagosjen me thikë të një personi brenda ambienteve poliklinikes se Shkodres. Sipas të dhënave paraprake, debati mes personave...
12:51 | 16/07/2026

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026