Aksident te “Katër Rrugët e Shijakut”, vdes 26 vjeçari pas përplasjes së 2 makinave
23 Shtator 2025 |
07:43
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë, rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, në fshatin Pjezë.
Automjeti tip Volkswagen, me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford, që drejtohej nga shtetasi G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi ndaj tij do të vijojnë procedurat ligjore në lidhje me aksidentin.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka rrëzuar ankimin e regjisorit Petri Bozo, i cili kërkonte një masë më të butë sigurie në lidhje...
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi
- 13:16 Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia
- 13:10 Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike