Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit
Një vatër zjarri në një sipërfaqe me barishte dhe shkurre në fshatin Kordhocë, Njësia Administrative Lazat, Gjirokastër, ka rrezikuar banesat përreth pasditen e sotme, duke alarmuar banorët dhe kërkuar ndërhyrje emergjente nga Shërbimi Zjarrfikës.
Zjarri është shfaqur rreth orës 16:10 ndërsa për shkak të erës dhe temperaturave të larta është përhapur me shpejtësi në një zonë të gjerë. Sipas burimeve lokale, flakët janë afruar në mënyrë të rrezikshme pranë disa banesave, duke krijuar frikë për dëme të mundshme materiale.
Pas sinjalizimit nga banorët, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse së bashku me një automjet të specializuar, të cilët, të ndihmuar edhe nga banorët e zonës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve në kohë.
Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë, është arritur të shmangen dëmet materiale dhe zjarri është vendosur nën kontroll pa pasoja për banesat apo jetët njerëzore.
Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura dhe pritet që autoritetet përkatëse të nisin hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit