‘Flamuri turk një copë leckë’, Manjani: Arrestimi në plazh i paligjshëm
Juristi Ylli Manjani thotë se arrestimi i personit që hoqi flamurin turk nga plazhi në Gjirin e Lalzit është i paligjshëm.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se nuk ka asnjë shkelje në heqjen e flamurit turk, i cili në rastin konkret sipas tij nuk ishte flamuri zyrtar, por një copë leckë.
“Lexova një fjalim policie që kishte lokalizuar një person që kishte hequr një flamur dhe e ka arrestuar dhe e akuzon për nxitje të dhunës. Nëse është arrestuar është arrestuar në mënyrë të paligjshme dhe shoqërimi në polici është abuziv. Nuk besoj se policia e ka seriozisht ndjekjen penale. Çmoj se është një akt terrori për të krijuar frikë tek njerëzit. Është një histori e ulët, askush nuk ka nxitur askënd nëse u hoq një copë leckë. E theksoj një copë leckë. Nuk është flamuri zyrtar. Flamuri zyrtar ngrihet vetëm në ambasadë, në një anije, në një protokoll, apo në një territor. Nëse dikush vendos një flamur në një hapësirë publike të republikës së Shqipërisë nëse dikush ndihet i fyer ka të drejtë ta heqë”, tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta