Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që u vetëvra në Bunë me fëmijët: Nga se vuante
Në seanën gjyqësore për dhënien e masës së sigurisë ndaj Erdgys Arrazit, avokati i tij Blerim Bazhdari, publikoi të martën, një recetë të vitit 2022, të dhënë nga mjeku neuropsikiatër Gjon Prençi për kurimin e bashkëshortes që u vetëmbytë në Bunë bashkë me tre fëmijët.
Në një intervistë për media mjeku Prençi zbulon kurimin e dhënë për 39-vjeçaren Alma Arrazi dhe simptomat që ajo kishte.
Neuropsikiatri thekson se Alma nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor, por përpara disa vitesh ka marrë një kurim për çrregullim të humorit me ankth.
Ai nënvizon se nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrike, por ka marrë trajtim si person pa kartelë për probleme kronike.
“Interesimit të mediave dhe publikut i jam përgjigjur duke thënë se me kalimin e kohës kanë dalë të dhëna plotësuese. Nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor. Para pak vitesh ka marrë shërbim për çrregullim të humorit me ankth. Nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrike, se po të ishte e tillë do ndiqej nga ne dhe do kishte kartelë dhe do trajtohej. Ajo ka marrë një shërbim për një problem të caktuar siç mund të marrë çdo kush dhe nuk ka qenë paciente kronike me probleme madhore të shëndetit mendor. Patjetër që ka gjithmonë zhvillime të papritura por dy vjet më përpara që kam patur një kontakt më të nuk e di se si janë zhvilluar gjërat tek ajo dhe nuk është konfirmuar nga shërbimet tona se mund të ketë patur probleme që e kanë çuar drejt atij vendimi. Para dy vitesh ka marrë shërbimin e fundit dhe këtë ma kanë kujtuar familjarët sepse unë nuk e mbaj mend si paciente. Mjekimi që ka patur nuk ka qenë i karakterit të një sëmundshmërie kronike. Duhet që të kalojë një periudhë e caktuar që një person të quhet kronik. Nëse ka ankth, pagjumësi apo të tjera si këto dhe fakti se ka një recetë nuk presupozohet se ka qenë me një paaftësi të rëndë rreziku për veten apo të tjerët. Në gjithë botën tentohet t’i fshihet dokumentacioni zyrtar për një shërbim të caktuar kur nuk është kronik, kjo edhe nga rreziku i stigmatizimit në shoqëri ku mund t’i thonë “ik se je i marrë, apo e marrë”. 50% apo 60% e rasteve nuk dokumentohen në gjithë botën dhe kjo është statistikë. Ne i regjistrojmë në raste të tjera kur kërkojnë të punësohen, për një biznes apo kërkesa të tjera atëherë ne i themi prit se ka këtë kusht. Natyrisht që palët paraqesin në gjykatë dokumente që mendojnë se vlejnë. Kam patur një telefonatë nga prokurori dhe i kam thënë më jep kohë sa ta sqaroj dhe në bisedat me stafin tim nuk është konfirmuar si person i regjistruar dhe i trajtuar nga ana jonë dhe ia kam dhënë këtë përgjigje”, tha mjeku.

LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë