Gazetari zbulon kartelën mjekësore të Alma Arrazit: Trajtohej me anti-depresant
Gazetari Teodor Gjerga tha në “Now me Erla Mëhillin” se Alma Arrazi sipas të dhënave që ai ka siguruar nga familjarë të saj, kurohej prej dy vitesh me anë të anti-depresantëve.
Sipas tij edhe pse nëna e cila u mbyt së bashku me tre fëmijët e mitur, kurohej me këto anti-depresantë nuk rezulton të kishte një prognoz.
“Ajo që duhet të ndalem pak, është fakti se Alma të paktën sipas komunikimint që kam pasur me familjarët, për dy vitet e fundit, ka pasur konsulta dhe ka marrë në spitalin e Shkodrës anti-depresantë. Kjo ngjarje mbase do ishte parandaluar nëse do ishin bërë konsulta më të thella, një psikolog apo psikiatër mbase do kishte aftësinë e duhur për ta kuptuar gjendjen.
Vëllai i të akuzuarit ditën e sotme tha se nuk ka pasur dhunë, këtë e ka pretenduar vetëm e motra e Almës, por një gjë e tillë nuk është e faktuar. Policia mbase duhet të hetojë edhe se si i janë dhënë anti-depresantë pa pasur një prognozë. Mu ama kanë konfirmuar familjarët që konsulta e Almës është bërë edhe nën prani të bashkëshortit. Gjatë gjithë ditës sot u kryqëzua bashkëshorti i viktimës, i cili është në arrest, por mbase duhet parë edhe shëndeti mendor i viktimës”,-tha Gjerga.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Fëmija që sheh dhunë, bëhet i dhunshëm”, Çepani-psikologes: Duhet thyer cikli…
- “Do shkoj te…”- Zbardhet biseda e fundit 39-vjeçares me kunatën përpara tragjedisë
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë