Fleta e votimit për 25 prillin, hap probleme dhe për kompaninë sllovene

4 Prill 2021 | 17:03

Ndërsa sot pritet që Kolegji Zgjedhor të marrë një vendim lidhur me formatin e fletës së votimit që do të përdoret më 25 prill, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka lindur një tjetër problem që duhet zgjidhur.

Kompania sllovene “Security and commercial printing solutions” (Cetis) e kontraktuar për prodhimin e fletëve të votimit që do të përdoren në Shqipëri, i ka dërguar një letër KQZ-së ku thekson faktin se për printimin e fletëve duhet më shumë kohë.

Në letër kompania sllovene ngre shqetësimin e përmasave të mëdha të fletës së votimit. Cetis sqaron se për prodhimin e fletës së votimit koha prej 10 ditësh e vendosur është e pamjaftueshme.

Në lidhje me përmasat e fletës së votimit të përcaktuar nga KQZ, Kompania thotë se minimalisht duhet 20 ditë kohë dhe nuk mund të plotësohet afati nga data 12 prill deri në 22 prill për të prodhuar dhe dorëzuar fletët e votimit sipas kërkesës së bërë nga KQZ.

Veçanërisht për fletën e votimit për Qarkun e Tiranës, kompania thotë se formati është shumë i madh dhe ndaj nevojitet një kohë nga 2 deri 3 javë.

Shqetësimet e shprehura nga kompania sllovene i referohen formatit të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku përcaktohej se në fletën e votimit krahas logos dhe emrit të partisë apo koalicionit zgjedhor duheshin shënuar dhe emrat e kandidatëve për deputetë.

Lexoni gjithashtu:

Fleta e votimit për 25 prillin, Kolegji Zgjedhor merr sot vendimin final

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026