“Fletë nga jeta ime”, promovohet libri i autorit Dhimitër Shuteriqi në Elbasan

23 Prill 2024 | 16:46

Në ditën botërore të librit dhe të drejtës së autorit, biblioteka publike “Qemal Baholli” në Elbasan promovoi librin “Fletë nga jeta ime”, të autorit Dhimitër Shuteriqi.

Një personalitet i shquar, jo vetëm i historisë letrare e kulturore, por edhe i historisë së vendit tonë. Duke lexuar “Fletë nga jeta ime” lexuesi buzëqesh, ngashërehet, reflekton, kthehet pas në kohë, udhëton me qerre e karroca, me shoqërues befasues, takon njerëz të famshëm e të thjeshtë, po aq të ndriçuar nga vështrimi i artistit dhe i njeriut.

Iniciatoria e këtij organizimi, shkrimtarja Natasha Shuteriqi Poroçani, vë theksin tek rëndësia jo vetëm e krijimtarisë por edhe se një nga institucionet ne Elbasan, duhet patjeter të mbajë këtë emër kaq të rëndësishëm.

“Me pëlqen te them që kam qene iniciatore, si një borxh që qyteti ynë i ka dhe vazhdojmë ti kemi Dhimitër Shuteriqit. Më vjen keq që emrin e ketij njëriu nuk e mban një nga institucionet e qytetit tonë. Kështu që kjo është një trokitje tek veshi i kryetarit që shumë shpejt ne duhet ta përjetësojmë emrin e madh të Dhimitër Shuteriqit, me kete kontribut të gjithashëm”, tha Poroçani.

Pjesë e këtij takimi ishin padyshim edhe dy vajzat Dhimitër Shuteriqit. Krenare për ç’ka babai i tyre la pas Zana Shuteriqi, shprehu amanetin e tij, atë të trashëgimisë ndër breza të gjuhës së pastër shqipe.

“Është një dashuri e madhe për kete qytet për Elbasanin, e cila gjatë gjithë jetës tonë është përcille dhe ka zënë rrënjë. Ne tre fëmijët e Shuteriqit, nuk kemi lindur këtu kemi lindur ne Tiranë, por them që shpësh herë dimë më shumë se disa elbasanas.  01:20 “Une do theksoja që Elbasani zë bjë vend të dukshëm të madh të rëndesishem, jo vëtëm si qytet i linjdes por dhe si qyteti i cili arriti të formohet ne nje frymë të Rilindjes Kombëtare, e cila vinte nëpërmjet dajes Kristoforidhit, vinte nëpërmjet të atit Simoni. Babai jonë ishte nje njeri, shkrimtar sigurisht i apasionuar pas shqipes, dhe kete mani të shqipes së pastër na e ka kaluar dhe ne”, tha Shuteriqi.

Të shumtë ishin qytetarët, dashamirës të librit, intelektual por dhe të rinj të qytetit të cilët shprehen vlerësimet e tyre për historianin, akademikun dhe Mësuesin e Popullit, Dhimitër Shuteriqin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër

Në 90-vjetorin e lindjes, akademik Rexhep Qosja u përkujtua si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Në një ligjëratë kushtuar jetës dhe...
21:33 | 25/06/2026

Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë

Fotografitë e realizuara në Shqipëri në vitin 1921 nga akademiku dhe antropologu zviceran Eugène Pittard janë sjellë për publikun korçar në një ekspozitë të veçantë...
21:45 | 24/06/2026

Dorëshkrimi i panjohur i Mozartit zbulohet në Francë, shtatë vepra të reja dëgjohen për herë të parë

Një zbulim i jashtëzakonshëm në botën e muzikës klasike ka sjellë në dritë një dorëshkrim të panjohur më parë të Mozartit, i cili përmban shtatë...
19:32 | 24/06/2026