Flori Gjini rrëfen bisedën me të ëmën e kenianes së vrarë në Tiranë

14 Shkurt 2023 | 21:26

Gazetari Flori Gjini ka rrëfyer në “Now me Erla Mëhillin” bisedën e bërë me të ëmën e kenianes së vrarë në Tiranë.

“Në bisedën e djeshme që kam pasur në telefon, nëna ka dhënë disa detaje. E vetmja mundësi që mbetej për kenianen ishte Turqia,” – u shpreh Gjini.

Joy Ayoko u shtrua në spitalin e Traumës më datë 14 gusht 2022. Ajo u gjet pa ndjenja, e dhunuar poshtë ballkonit të shtëpisë së saj.

22-vjeçarja i mbijetoi fillimisht plagëve të marra, por një dëmtim në tru e la në gjendje vegjetative. E reja nuk i mbijetoi dot dëmtimeve të marra, duke ndërruar jetë 6 muaj pas ngjarjes së rëndë.

Që nga ajo ditë e deri më sot, ende nuk ka asnjë të dyshuar ndonëse pista e dhunimit vërtetohet edhe nga përgjigjja e Prokurorisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026