Florian Binaj tregon pse u bashkua me Lapajn për “Shqipëria bëhet”

26 Shtator 2023 | 22:44

Aktori Florian Binaj tregoi në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se përse i është bashkuar lëvizjes së Adriatik Lapajt, “Shqipëria bëhet”.

Siç sqaroi dhe Binaj ata takoheshin vetëm nëpër protestat e shoqërisë civile dhe në këtë mënyrë erdhi dhe nevoja për t’u bashkuar.

“Arsyeja pse i jam bashkuar lëvizjes së Lapajt është sepse gjatë gjithë 20 viteve që unë jam në ekran jam përpjekur fillimisht nëpërmjet humorit, duke shtuar 1, 2, 3 batuta, duke futur mesazhe të fshehura brenda numrave. Vjen një moment që nuk del kaq, duhet të shtojmë më shumë, vjen një moment që duhet të mbash një qëndrim publik sepse je person publik. Vjen një moment që do dalësh të protestosh dhe ne jemi takuar nëpërmjet protestave dhe takoheshim vetëm në protesta. Pra, sa herë mblidheshim si shoqëri civile për të protestuar për diçka, ishte i vetmi moment që ne bashkoheshim dhe erdhi një moment krejt natyrshëm që siç është me trupin e njeriut që qelizat shkojnë dhe janë në funksion të një organi thamë pse mos ta krijojmë dhe ne një organ, mos të takohemi vetëm nëpër protesta sepse jemi veç e veç. Bashkë është më mirë për të gjithë,” – u shpreh Binaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026