Floriana Garo tregon debatet politike me vjehrrën: Bashkëshorti mban anën time
Floriana Garo rrëfeu në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania debatet politike që ka me vjehrrën, e cila në debatin e brendshëm politik brenda PD mbështet ish-kryetarin Lulzim Basha.
Garo tha se debatet mbi bindjet e ndryshmet politike mes tyre nuk kanë munguar, por shtoi se shpesh herë për të shmangur përplasjet i ka kërkuar që të mos flasin për politikë.
Anëtarja më e re e Këshillit Kombëtar të PD të zgjedhur nga Kuvendi i 30 prillit rrëfeu se në këto debate, bashkëshorti mban anën e saj.
“Ka një përplasje mendimesh politike pa i prishur raportet. Kur politika bëhet temë bisede dhe mendimet janë të ndryshme. Ndonjëherë i them mos flasim të lutem, flasim për gjëra të tjera. Ka ndodhur që i kam thënë të mos debatojmë. Ajo ka bindjet e saj dhe unë e kam lënë. Në fillim kam pasur një farë stepje, por më pas e kam lënë. Ajo ka qenë në politike para meje dhe nuk do të ishte e drejtë që unë. Bashkëshorti im qëndron me mua. Por e kemi thënë që secili ka bindjet e veta dhe ne jemi familje demokratike”, tha Garo.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë