Fluks aplikimesh për vizat gjermane, 300 të rinj largohen çdo muaj nga Shqipëria

6 Prill 2023 | 15:56

Numri i të rinjëve dhe adoleshentëve që po largohen çdo ditë është në shifra alarmante. në dorë kam mbi 300 aplikime, të të rinjve që duan të shkojnë dhe të punojnë në gjermani. Janë ende në pritje,-tha Ortensa Budlla.

Cdo fillim muaji, ambasada gjermane hap aplikimet për viza. Ato janë të ndara në viza të specializuara dhe të thjeshta.

“Kërkesat kanë qenë shumë të larta, u diskutua që do të hapeshin 10 mijë vende pune. Janë të ndara fazat e aplikimit, janë ato të specializuara që kërkon të kesh njohje të nivelit B2 të gjuhës dhe njohje të diplomës, procesi i marrjes së vizës shkon deri në 6 muaj. Është dhe aplikimi për fazën tjetër për profesionet e lira, në sektorin e ndërtimit, gastronomisë. kuotat që ambasada vë në dispozicion janë në muaj rreth 200-300 aplikantë që e përfitojnë”,-tha Aurela Baholli.

Sipas anketës kombëtare të emigracionit në familje, për vitet 2011-2019, të realizuar nga INSTAT dhe disa organizata ndërkombëtare rreth 50% e afro 177 mijë qytetarëve të larguar, janë të rinj të moshës 15-29 vjeç. Deri në fund të vitit 2022, numri i të rinjve të larguar kalon mbi 100 mijë persona.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026