Fluks automjetesh në Berat, probleme edhe në akset kryesore të rrugës

6 Gusht 2024 | 16:32

Berati po përjeton një sezon turistik të frytshëm duke pritur mijëra turistë vendas dhe të huaj.

Kjo valë e turistëve ka shtuar edhe fluksin e automjeteve në qytet, duke krijuar kështu edhe problematika në akset rruge, kryesisht në rrugët e brendshme të qytetit.

Për këtë arsye policia e qarkullimit rrugor ka kaluar në gatishmëri me sistem pune 12 orarësh për ti ardhur në ndihmë çdo vizitori që të mund të qarkullojë në qytet pa probleme.

“Drejtoria Vendore e policisë Berat, në kuadër të sezonit turistik të vitit 2024 duke filluar nga data 16 qershor deri në 15 shtator ka hartuar planin e masave në bazë të programit të punës  për menaxhimin e të gjithe situatës së këtij sezoni turistik për qarkun e Beratit,” thotë zëvendës drejtori i Policisë Berat, “Shërbimet  e policisë së sigurisë publike të drejtorisë vendore të policisë së Beratit kanë kaluar kaluar në një sistem 12 orarësh me qellim për të qënë pranë çdo qytetari.”

Viti që lamë pas nxorri një sërë problematikash në qarkullimin rrugor dhe si rrjedhojë përgjatë këtij këtij sezoni pushteti vendor sikurse blutë e Beratit morën masa duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeve në rrugët kryesore te qytetit.

Terreni i vështirë që turistët mund të hasin gjatë eksplorimit të tyre në Skrapar apo në malin e Tomorrit ka bërë që në disa rastë të kërkohet dhe ndihma e policisë.

“Gjatë kësaj kemi kemi pasur dy raste, një rast në zonën e Skraparit dhe një rast në zonat e tomorrit, menjëher me të marr informacion nga salla e komandimit kanë shkuar strukturat e policisë kan dhënë ndihëm e nevojshme dhe turistet janë kthyer në normalitet.”-përfundon ai.

Fluksi i shtuar i turistëve pritet që te vijoj deri në muajin Tetor kur edhe pritet ulja e fluksit të vizitorëve për t’i dhënë Beratit më pas qetësinë e stinës së vjeshtës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026