Fluks në portin e Durrësit, 43 mijë njerëz erdhën në Shqipëri brenda një jave
Gjatë 5 ditëve të fundit të javës që lamë pas, duke nisur nga e mërkura deri në të dielë, në portin më të madh në vend janë përpunuar në hyrje dhe dalje 42.585 pasagjerë dhe 13.333 automjete.
Kjo javë ka qenë më e ngarkuara me punë për autoritetet portuale, të cilëve u është dashur të përpunojnë në kohë rekord një fluks mjaft të madh udhëtarësh, të cilët udhëtonin me 2 linjat e trageteve që lidhin Shqipërinë me Italinë, Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona.
Fluksi më i madh i udhëtarëve ka qenë në hyrje, duke qenë se kjo periudhë përkon me kthimin në atdhe të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë e punojnë në perëndim.
Referuar të dhënave portuale dita më e ngarkuar me punë ka qenë e shtuna e 9 gushtit, në të cilën janë përpunuar në hyrje dhe dalje mbi 12 mijë pasagjerë dhe 3981 automjete.
Për të përballuar fluksin e madh të pasagjerëve, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë kryer lundrime të dyfishta nga e mërkura deri të dielën, ndërsa trageti i linjës Durrës-Ankona ka kryer lundrime të përditshme. Fluksi i madh i udhëtarëve dëshmohet edhe nga fakti se tragetet, ndryshe nga javët e kaluara kur kryenin 4 ditë lundrime të dyfishta, këtë javë kanë udhëtuar 5 ditë me dopiocorse.
Një javë më parë, në port u përpunuan nga e enjtja deri të dielën (31 korrik- 3 gusht), 24373 pasagjerë dhe 6957 automjete.
Java që sapo lamë pas êshtë e fundit me fluks të përqendruar në hyrje në portin më të madh të vendit, pasi nisur nga kjo javë do të nisë rikthimi i pasagjerëve në vendet ku jetojnë e punojnë. Pjesa tjetër e muajit gusht përkon me periudhën e përfundimit të pushimeve verore, sidomos për emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali.
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit