Fluks pacientësh në pediatri, një mjek kryen 50 vizita në ditë

17 Nëntor 2022 | 15:46

Mjekët pediatër ditët e fundit po përballen me një fluks pacientësh të vegjël që janë prekur nga virozat e stinës. Numri i vizitave ditore që kryen një mjek ka shkuar deri në 50.

“Ka shumë viroza që qarkullojnë. Natyrisht është gripi, edhe viroza të tjera, interviroza, gastroentertitet që qarkullojnë. Janë me shenja temperaturë, kollë, kemi dhimbje fyti, dhimbje veshi. Ka viroza që shfaqen me të vjella ose me diarre.

Më shumë janë fëmijët e çerdheve dhe të kopshteve, por ka dhe të moshave të shkollës 9-vjeçare ose gjimnaz”- shprehet Dashuri Greço, mjeke pediatre.

Përveç virozave mes tyre ka edhe të infektuar me virusin COVID-19.

“Në përgjithësi ka rezultuar që fëmijës që i është bërë testi kanë dalë të gjithë negativ, pavarësisht se mund të kenë qenë me COVID, sepse ne bëjmë edhe analizën e gjakut ku shohim nga ndryshimet në formulën leukucitare shohim se ka qenë COVID”- shton ajo.

Specialistët këshillojnë prindërit të jenë të kujdesshëm gjatë kësaj periudhe, duke pasur nën kontroll gjendjen shëndetësore të fëmijëve.

“E mira është që prindi tre dita ta mbaj fëmijën në shtëpi. Në qoftë se është me temperaturë të përdori shurup paracetamol ose shurup brufen që është algofreni ose norofeni. Duke ardhur direkt në spital, në urgjencë, e para punës mund të marri dhe një infeksion tjetër”- nënvizon mjekja.

Mjekët apelojnë prindërit t’i mbajnë në shtëpi fëmijët e sëmurë në mënyrë që të mos infektojnë bashkëmoshatarët e tyre dhe të mos përhapet më shumë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026