“Jo traut në Parkun e Divjakës”, banorët protestojnë kundër pagesës
Banorët e Divjakës refuzojnë të paguajnë lekë për të vizituar Parkun e Karavastasë në Divjakë. Ata kanë protestuar dhe janë përplasur me policinë, duke kërkuar heqjen e traut të vendosur në hyrje të parkut.
Vizitorët që hyjnë ne parkun e Divjakës, duhet të paguajnë tarifë. Bileta është kërkuar dhe vendosur nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura me cmim 50 lekë për individët dhe 150 lekë për automjetet.
Por, trau i vendosur në hyrje të parkut nuk është mirëpritur nga banorët dhe deputetët e zonës.
Ata kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme ku shkruhej, “Mos ndaloni ajrin” dhe “Fëmijët tanë duan oksigjen”.
“Zoti kryeministër, këtë pistë të Parkut Kombëtar e ka mbrojtur populli i Divjakës dhe nuk e lejon që të bllokojë këtë rrugë”, tha një banor.
Protestuesit kanë shtyrë mes tensionesh me policët, kabinën e vendosur në hyrje të parkut, duke treguar vendosmërinë që të rikthehen sërish aty, nëse ajo do të rivendoset. Në mbështetetje të tyre, kanë qenë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike.
“Është e papranueshme që të bllokohet hyrja e Parkut Kombëtar dhe një prej plazheve më të mëdha në Republikës së Shqipërisë. Populli, vullnetin e tij e shpreh nëpërmjet deputetëve”, u shprehën ata.
Laguna e Karavastasë është parë nga 500 mijë vizitorë vitin e kaluar, dhe me këtë fluks njerëzish, të ardhurat nga biletat mund të arrijnë deri në 4.3 mln euro.
LEXONI GJITHASHTU
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur