Braçe kundër vendimit: E paligjshme vendosja e traut në Parkun e Divjakës

17 Nëntor 2022 | 13:02

Deputeti Erion Braçe tha për Euronews Albania se protesta e sotme në Parkun e Divjakës për vendosjen e traut, është e organizuar nga Sali Berisha dhe nuk ka asnjë vlerë.

“Për protestën, do të them një tjetër akti i dhunshëm i PD-së të Sali Berishës dhe PD të këtyre të tjerëve, me militantë të tyre, kryesisht të ardhur nga Lushnja në Divjakë, e që nuk i vlen asgjëje, është zero”, tha Braçe.

Ai nënvizoi se vendosja e traut elektronik është një vendim i paligjshëm.

“Ajo që po ndodh me vendosjen e një gabine më mes të rrugës kombëtare nga autostrada në rotondon e Çermës deri në plazhin e Divjakës, është një akt i paligjshëm, veçanërisht të Kodit Rurgor. Vendosja e traut elektronik kthen me pagesë aksesin e lirë të qytetarëve në drejtim të plazhit. Është e vetmja rrugë kombëtare nga Velipoja deri në poshtë në Sarandë që tashmë do të ketë një tarifë për të shkuar në bregdet. Kjo është e paligjshme, kam 3 muaj që ua them çdo autoriteti, përfshi qeveritë, ministrinë që kjo gjë është e paligjshme”, tha më tej deputeti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026