Deputetja Dhori: S’do të lejojmë që hyrja në Parkun e Divjakës të bëhet me pagesë
Deputetja Ilda Dhori u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se nuk do të lejojnë që hyrja në Parkun e Divjakës të bëhet me pagesë.
Ajo tha se banorët kanë 3 ditë që protestojnë dhe nuk do të lejojnë këtë akt barbar.
“Situata është pak më e qetë. Banorët po protestojnë, është një reagim i përditshëm, ku ne kemi qenë në hyrje të parkut dhe do vijojmë të jemi në park. Kjo është një kauzë qytetare pa ngjyra politike, jam këtu si një qytetare vetë e Divjakës. Është e papranueshme që të bllokohet hyrja e parkut kombëtar, në një prej plazheve më të frekuentuara nga qytetarët. Do vijojmë të jemi këtu, për të mos lejuar vendosjen e kësaj paligjshmërie, do vazhdojmë të kundërshtojmë këtë akt. Është akt arbitrat”, u shpreh deputetja.
Ajo tregoi se i ka dërguar shkresë ministres Mirela Kumbaro dhe kjo e fundit i ka kërkuar që të mbështesë këtë vendim.
“Me shumë mundësi protesta dhe reagimi i sotëm qytetar e arrit qëllimin e sotëm. Ne do vazhdojmë në formën tonë të reagimit”, tha më tej deputetja.
Banorët e Divjakës kanë dalë sot në protestë pasi kundërshtojnë vendosjen e traut në park duke detyruar çdo vizitor që të paguajë një tarifë të caktuar për të hyrë brenda tij.
Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja, ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh