Përleshen policia dhe protestuesit në Divjakë, flet Saimir Korreshi
Deputeti i Partisë Demokratike në Lushnjë, Saimir Korreshi e cilësoi të paprecedentë vendimin për të vendosur tarifë për këdo që hyn në Parkun e Divjakës.
Në një intervistë për Euronews Albania Korreshi u shpreh se me këtë vendim Divjaka bëhet i vetmi plazh publik që mund të aksesohet duke paguar lekë.
“Në një intervistë për Euronews Albania, Korreshi u shpreh se me këtë vendim Divjaka bëhet i vetmi plazh publik që mund të aksesohet duke paguar lekë. Nuk asnjë plazh që të takohet në Shqipëri. Në atë plazh nuk është vënë kurrë dorë, është nga më të braktisurit. S’po kërkojmë gjë për pjesët e rrethuara, por aty është rruga që të çon në pazh. Nuk mund t’u pengosh njerëzve plazhin. Aty nuk ka asgjë tjetër atraktive që të thithë elementët turistikë”, tha deputeti.
Banorët e Divjakës kanë dalë sot në protestë pasi kundërshtojnë vendosjen e traut në park duke detyruar çdo vizitor që të paguajë një tarifë të caktuar për të hyrë brenda tij.
Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja, ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh