“Ministri arrogante”, Braçe sulmon Kumbaron për traun në Divjakë
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi se ka mbi 3 muaj e gjysmë që përpiqet të flasë me çdo autoritet të mundshëm në Republikën e Shqipërisë, përfshi qeverinë për çështjen e Divjakës.
“Nuk mundet që një aks rrugor kombëtar të kthehet me pagesë për të shkuar në vijën bregdetare,” – u shpreh Braçe, ndërsa theksoi se nuk dëgjohet zëri i tyre përballë arrogancës së ministrisë së turizmit, që drejtohet nga Mirela Kumbaro.
Sipas tij plazhi i Divjakës është i lidhur me aksesin e lirë dhe pa pagesë të qytetarëve të Shqipërisë, por dhe turistëve që duan ta vizitojnë.
“Në momentin që ka autoritete që nuk dëgjojnë, forca, mundësia e të tjera me radhë kanë marrë fund,” – deklaroi Braçe.
Banorët e Divjakës kanë dalë sot në protestë pasi kundërshtojnë vendosjen e traut në park duke detyruar çdo vizitor që të paguajë një tarifë të caktuar për të hyrë brenda tij.
Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja, ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja.
Protestuesit kanë shtyrë kabinën e vendosur në hyrje të parkut ku çdo person që dëshiron të futet brenda tij duhet të ndalojë për të bërë pagesën.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)