Fluturime me parashutë në Gjirokastër, pilotë nga gjithë bota dhurojnë spektakël

1 Maj 2023 | 17:13

Fluturimet me parashutë kanë mbledhur në aerodromin e Gjirokastrës 30 parashutistë amatorë nga Italia si dhe të apasionuar pas sporteve të ajrit.

Aktiviteti tre ditor organizohet si bashkëpunim i shoqatës “Sky dive Albania” dhe Shoqatës Italiane të Parashutistëve.

Lëshimet me parashuta nga avioni ishin spektakolare dhe dhuruan emocione edhe për shumë pjesëmarrës amatorë. Mes të tjerash organizime të tilla promovojnë vlerat turistike të Gjirokastrës.

“Gjirokastra është një qytezë e bukur, që po na pret mjaft mirë. Morëm ftesën per të ardhur dhe fluturuar këtu, e mirëpritëm me kënaqësi shpresojmë të rikthehemi edhe në të ardhmen”, thotë një parashutist italian.

“Promovim shumë i madh të them të drejtën sepse për çdo person që kthehet në shtëpinë e tij fillon dhe flet me pjesëtarët e familjes, me shoqërinë, me kolegët e punës, dhe bëhet promovimi i vendeve ku kanë qenë që kanë parë Gjirokastrën, që kanë parë Sarandën, që kanë parë Vlorën, Tiranën, kështu që janë ata kartëvizita më e mirë për sa i përket turizmit. Në momentin që turisti ngelet i kënaqur për herë të parë, është ai turist që të sjell gjithmonë e më shumë turistë të tjerë dhe turistët cilësojnë në një farë mënyre, japin dhe këshilla në vendet ku të venë sidomos në strukturat që ndihen të kënaqur”, shprehet Egestina Levani, Sky Dive Albania.

Vitin e kaluar aeroporti i Gjirokastrës u certifikua për fluturimet turistike dhe sportive. Përgjatë 2023 në mjediset e tij po organizohen aktivitete me profil kombëtar dhe ndërkombëtar, duke promovuar edhe vlerat turistike të Jugut të vendit.

Sipas specifikimeve të certifikimit lejohet ulja e avionëve të vegjël me peshë deri në 5700 kg nga lindja deri në perëndim të diellit vetëm në kushte të përshtatshme atmosferike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Slloveninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026