Kabllot si “rrjetë merimangash” vënë në rrezik jetën e qytetarëve në Gjirokastër
Kabllot dhe telat e shërbimeve telefonike, të internetit, apo edhe të energjisë elektrike janë kthyer në shqetësim për banorët në Gjirokastër, pasi nuk janë të sistemuara.
Në disa segmente rrugore të qytetit, gjen kudo kabllo anash rrugës, ndërsa në brendësi të qytetit në pallatet 5-katëshe ngjasojnë me rrjetat e merimangave.
Kompanitë që kanë bërë instalimet nuk i kanë sistemuar kabllot, duke vendosur në rrezik edhe jetën e qytetarëve, kryesisht të fëmijëve.
“Rrugëve janë tek ne, të thashë është një situatë e vështirë. Gjithandej në fakt, po edhe tek ne është të vësh duart në kokë”, thotë një qytetare.
“Janë problem, po ndihemi edhe të rrezikuar, dimë ne nga energjia elektrike”, shprehet një tjetër.
Pak vite më parë edhe Pazari i Gjirokastrës ishte kthyer në rrjetë merimangash, por sistemimi i rrjeteve kabllore ka shmangur pamjen e shëmtuar dhe rrezikun për qytetarët. Madje, edhe ana estetike është një tjetër avantazh për qytetin, pasi frekuentohet shumë nga turistët.
LEXONI GJITHASHTU:
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)