Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

25 Qershor 2026 | 13:26

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me ngjarjen ka vënë në pranga një 32-vjeçar.

Ai dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë 3 persona. Sipas policisë dy prej të lënduarve janë babë e bir. Ata po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Lidhur me ngjarjen, policia ka sekuestruar thikën e përdorur nga autori. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

“DVP Durrës/ Arrestohen në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë të 2 ngjarjeve (vrasje dhe plagosje) të ndodhura mbrëmjen e djeshme, në Durrës dhe në Kavajë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të Policisë Durrës dhe Kavajë, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:    

-D. L., 32 vjeç, banues në fshatin Sukth, Durrës, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në këtë fshat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. L., 60 vjeç, B. L., 34 vjeç (babë e bir) dhe F. T., 28 vjeç, të tre banues në të njëjtin fshat. 3 shtetasit e dëmtuar po marrin ndihmë mjekësore në spital;

-M. Rr., 76 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e dejshme, në fshatin Agonas, Kavajë, ka vrarë me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, vëllanë e tij, shtetasin E. Rr., 74 vjeç.

2 mjetet prerëse (thika) që dyshohet se janë përdorur nga autorët e dyshuar për këto krime, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 

Për të dyja rastet, grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjeve dhe sigurimin e provave ligjore për dokumentimin e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026